Rast i rëndë për familjen Bytyçi: Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që vdiq pasi u godit nga rrufeja

- Gazeta e Prizrenit

Rast i rëndë për familjen Bytyçi: Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që vdiq pasi u godit nga rrufeja

Një rast i rëndë ndodhi në familjen Bytyçi të dielën në mesditë. Rrufeja goditi disa persona në Prevallë të Prizrenit dhe për pasojë një grua vdiq. E ndjera nuk arriti t’u bënte ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për vdekjen e saj ka njoftuar policia, por edhe familjarët.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot dhe për këtë kanë njoftuar familjarët në rrjete sociale.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta më e dashura jonë Halime Bytyçi, në moshën 64-vjeçare.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 19.08.2024, pas namazit të ikindisë.”



Read it all at Gazeta e Prizrenit