“Shndërrimi në principatë myslimane”, si e zbuloi më 1917 Leon Troski traktatin që e copëtonte Shqipërinë! Trojet që do merrte Italia, Greqia e Serbia

- Bota Sot

“Shndërrimi në principatë myslimane”, si e zbuloi më 1917 Leon Troski traktatin që e copëtonte Shqipërinë! Trojet që do merrte Italia, Greqia e Serbia

Leon Trocki lindi në një familje hebreje në Janovka (në Ukrainë) më 7 nëntor 1879 dhe u vra me 21 gusht 1940 në Meksikë.

Trocki u afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisej nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës “Iskra” (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Ai ishte teoricien, politikan rus, themelues i Ushtrisë së Kuqe – figurë e madhe e Revolucionit të Tetorit 1917, i dyti vetëm pas Leninit.

Më vonë Trocki shërbeu si Komisar i Popullit për luftën, dhe për çështje të jashtme. Por pas vdekjes së Leninit më 1924, nën Stalinin , ai u përjashtua nga Partia dhe në vitin 1928 u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. Trocki u vra në Meksikë nga një agjent i Stalinit në vitin 1940. Idetë e tij formuan bazën e trockizmit, shkollë e mendimit marksist. Kohë para revolucionit rus, Trocki ishte gazetar. Në shtator të vitit 1912, ai dërgua në Ballkan nga gazeta e Kievit “Kievskaya Misl” për të mbuluar luftërat ballkanike.

Në një prej artikujve të tij, Trocki përshkruan mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë në prag të pushtimit serb, në tetor 1912, gjatë një aksioni të trupave serbe për çarmatosjen e shqiptarëve. Në vitin 1917, ndërkohë si komisar për çështje të jashtme, Leon Trocki zbuloi dhe bëri publik Traktatin e Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste për copëtimin e Shqipërisë. Sipas Traktatit: Italisë do t’i jepej Vlora dhe Sazani; Greqisë, Korça dhe Gjirokastra; dhe Serbisë e Malit të zi, Shkodra e Kosova; ndërsa Shqipëria do të shndërrohej një principatë myslimane me territoret e mbetura. Synimi i traktatit ishte për të tërhequr Italinë në luftë kundër Austro-Hungarisë. Traktati i Fshehtë i Londrës, i publikuar nga Trocki, u përkthye në shqip nga austriakët dhe u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare, duke shkaktuar indinjatë ndaj Italisë dhe vendeve fqinje, si dhe një ndjenjë simpatie për Rusinë bolshevike që zbuloi traktatin.

REVOLUCIONI

Emri i Leon Trockit (Trotsky) lidhet drejtpërdrejt me Revolucionin komunist, si një nga organizatorët së bashku me Leninin. Trocki ishte themelues i Ushtrisë së Kuqe dhe shërbeu si Komisar i Popullit rus për luftën, dhe për çështje të jashtme. Trocki lindi më 7 nëntor 1879. “Përqafoi” idetë revolucionare që në moshë të re, kur ishte student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës “Iskra” (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetergradit dhe përkrahja e tij për revolucion, bënë që të arrestohej dhe dëbohej nga Rusia. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në 26-27 tetor të 1917 (6-7 nëntor sipas kalendar julian) Trocki ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme.

Pas revolucionit Trocki emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qëllim kryesor për të negociuar paqen me gjermanët dhe aleatët e saj. Por në traktatin e BrestLitovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trocki e kundërshtoi këtë traktat, që më pas u firmos nga anëtarët e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trocki jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme. Më pas Trocki u emërua Komisar Suprem i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushti të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur “Ushtria e kuqe”. Pas vdekjes së Leninit, Stalini kërkonte të konsolidonte kontrollin e tij mbi partinë dhe qeverinë.

Në këtë pikë, Trocki ishte i pafuqishëm për t’i dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trocki u përpoq që t’i kundërvihej Stalinit, por pa sukses. Ai u dëbua për në Turqi, u zhvendos në Francë, Norvegji dhe përfundimisht në Meksikë. Më 21 gusht vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini. Trupi i Trockit u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjes së tij, Trocki në testamentin e tij shkruante: “Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besim në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shoh barin e gjelbër dhe qiellin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune.” Shqiptarët kanë më shumë se një arsye për ta kujtuar Trockin.

MASAKRAT

Në shtator të vitit 1912, kur Trockin ishte gazetar, i dërguar në Ballkan nga gazeta e Kievit “Kievskaya Misl” për të mbuluar luftërat ballkanike, në një prej artikujve të tij, përshkruan mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë në prag të pushtimit serb, në tetor 1912, gjatë një aksioni të trupave serbe për çarmatosjen e shqiptarëve. “Ika i tmerruar…..Do të kishte qenë pa dobi, çdo përpjekje për t’u dalë shqiptarëve në mbrojtje. Për ushtarët do të kishte qenë e mjaftueshme vetëm konfiskimi i armëve.. Por jo. Dhe e gjithë kjo ndodhi përballë stacionit ku treni im sapo kishte arritur….ika i tmerruar, për të mos dëgjuar britmat e shkaktuara nga dhimbjet….nuk isha në gjendje as t’i ndihmoja. Nuk isha në gjendje ta duroja edhe më tej atë atmosferë, nuk kisha stomak për t’i duruar ato. Interesi politik dhe vetëdija morale, për të parë me sy se si bëhen gjërat e tilla, u fundosën. Tashmë kisha vetëm një dëshirë: Të kthehesha sa më parë. Sërish u gjeta në vagon. Po shikoja fushat e gjëra rreth Shkupit.

Çfarë bukurie, çfarë gjerësie! Njerëzit mund të jetonin mirë këtu. Çfarë dobie ka të flas kur ju vetë i dini këto ide, vetëm ato në atë vend më tingëllonin dhjetë herë më fortë. Pesëmbëdhjetë minuta nga nisja e trenit, hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 jardë nga stacioni një kufomë me plis në kokë, më fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50 jardë kah hekurudha po qëndronin dy rojtarë serbë, pjesë e forcave që po e ruanin hekurudhën. Me siguri se kjo ishte vepër e tyre. Tutje, tutje, vetëm të largohem sa më parë nga ky vend”.

Më 21 gusht 1940 vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi i Trockit u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjes së tij, Trocki në testamentin e tij shkruante: “Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besin në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shohë barin e gjelbër dhe qelin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune.”



Read it all at Bota Sot