Arrestimet, maltretimet dhe dënimi i të pesë djemëve të nënës Hafize!

- Bota Sot

Arrestimet, maltretimet dhe dënimi i të pesë djemëve të nënës Hafize!

Ishin shqiptarët udëbash, shqiptarët prokurorë  dhe gjykatësit të cilët ndihmuan punën e djallit!

Kush i vrau trimat në Kodrën e Trimave?

 A kishte shqiptarë në mesin e vrasëve? 

Ku mëshifen sot ata që janë në jetë? 

Pse nuk u lajmërua një i vetmi milic shqiptarë, udëbash shqiptarë, prokuror dhe gjykatës poashtu shqiptarë që të dëshmoj të vërtetën e gabimit?

Askush nuk lajmërohet sepse kurrëkush nuk u kërkoj llogari deri më sot!

Disa e kan marrë turpin dhe faqen e zezë me veti për në varr, të  tjerët ende shiten “patriot”, sepse i kanë shërbye sistemit.

A është e mundëshme që ndonjërit edhe sot i funksion amaneti?

-Ilegalët, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë! Ata shkuan në atë botë për të mos vdekë asnjëherë!

Në vazhdën e kësaj historie të dhimbëshme mbërthehet edhe trishtimi për familjen e Sejdi Veselit. Kjo është një histori e kujtesës së tmerrshme për nënën Hafize sa ishte në jetë, një histori harresës për brezat e pesëmbëdhjetë viteve të fundit!

Shkuan trimat, këta heronjë të lirisë tonë, por kush mirret sot me traumat e shumë e shumë familjeve të dëmtuara shpirtënisht nga udëbashët dhe policët shqipfolës? Thuaja se askush deri më sot, përderisa ligjet shtetërore nuk ia dalin dot të dominojnë kastën e vjetër që flet shqip dhe mbron turpin personal me patriotizëm. Kur një shtet ligjor nëpërkambet nga këta ish gjyqëtarët, prokurorët dhe pinjollët e udëbashëve të kohës para dhe pas Millosheviqit, atëherë mos të presim lustacion. Ermal Panduri mundohet me mish dhe shpirt, të prekë punët e shtetit, sepse shteti ligjor për këtë kategori njerëzish është në gjumë. Të gjitha historitë e trishtueshme duket se janë vetëm për veshin dhe syrin e të trishtuarit, sepse pak ose aspak njerëz, nuk i marrin afër zemrës këto vuajtje. Për një pjesë të njerëzve tanë që e kanë mbijetua lirinë dhe sidomos për brezin e pas luftës, këto tregime të shokëve tanë të ndërgjegjes u duken sikurse ato përrallat me mbret për fëmijët e vegjël. Ndëgjohet pyetje banale, ku ishit deri më sot? Nëse deshifrohet më mirë ky turp i bjen se, pse keni fjetë deri më tani, thuaja se ne ishim shteti. Ndoshta edhe ishim shteti aty këtu, por çka ti bëjsh lakmisë dhe pasurisë!  Shumë ujë ka shkue nën urën e lumit, me këtë kemi mund të shkojmë edhe ne që po rrëfehemi sot! Ndëgjohet edhe kjo; mos na ngatërroni për të vdekurit udëbash dhe familjen, sepse ne ndihemi krenar me ata! Krenar me me një sistem që i piu gjakun shqiptarit? Besa edhe gjejnë kohë të  kërcënojnë dhe shajnë udhëheqesin e programit të Erëmalit! Pse ky po përzihet në punët shtetit, gjegjësisht  me grumbullimin e emrave të përvetshëm të dhunës. Po kush janë ata që shajnë? A kanë emër dhe mbiemër? Bijë të cilës pjellë janë këta? Unë kam bindjen se, nëse dikush ishte në gjumë deri më sot për problemin e lustracionit, atëherë janë partitë politike të cilat luftën më të madhe e kanë bë për të dominua ndaj njëri tjetrin, ( pa zgjedhë mjete) për të mbërri në pushtet dhe për të shpallë vetëveten kreator të luftës, lirisë dhe pasurisë. Fatëkeqësisht edhe sot byryten për të njëjtin monopol, thuaja se lufta e shqiptarëve ka fillua vetëm me këta.

Na thuhet haptas, ecni me kohën dhe harroni vuajtjet, sepse koha nuk ndalet dot! Besa edhe kanë mendua se korruptohemi dhe nuk bëjmë zë!Ne vërtetë jemi mbetë mbrapa por të gjithë kemi pritë që shteti do e bënë punën e vetë! Sot kur njeriu kthehet mbrapa në kohë dhe pikërisht në kohën e ilegales, është e dhimbëshme të ndëgjojsh të gjitha at që fliten! Është trishtim për fëmijët, nipërit, mbesat dhe tanë familjen e ngushtë. Duket sikur familjet këtyre “burrave të ndershëm” po trishtohen më shumë se që po përkujtojmë dhunën dhe sadizmin e tyre.  -Personalisht me këtë shkrim e kam ndërmend të kthehem mbrapa, në janarin e vitit 1984, por do të ndalem vetëm pak në Kodrën e Trimave, sepse kemi pasë shumë e shumë Kodra të Trimave nëpër mbarë Kosovën, të cilat u rrethuan u masakruan, u vranë  dhe u zhdukën pa nishan. Edhe këto mizori nuk u bën përshtypje këtyre njerëzve tanë!

Një nga rëfimet e shokut të idealit, Sejdi Veseli!

-Me Kadri Osmanin jam njoftue nëpërmes Nijazi Korçës. Ky vjen në Entin Higjenik për disa analiza biokimike dhe hematologjike, pastaj në bisedë e sipër tregon se nuk është kah ndihet mirë, sepse kishte qenë në burg. Sejda si gjithënjë i ndjeshëm për atëdhetarët e pyet pacientin, kurse ai i tregon për burgun e tij politik dhe ndërkohë tregon gjithashtu se është edhe mik i Hydajet Hysenit. Sejda ngazëllohet nga tregimi dhe kontakti një njeri të lëvizjes, prandaj insiston për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ndësa Nijazu tregon se ai mundet me e takue edhe me një ish të burgosur politik, një patriot i devotshëm i cili ishte lirua burgu në kohët e fundit. Mirë shumë, por pasi që unë nuk e njoh si figurë, të propozoj një kod-shifër me të cilin ai do të komunikoj me mua, në mënyrë që të njihemi! Ashtu bëhet dhe kodi ishte kështu; ai duhet të më pyet mua;  “doktor, vlera normale e sheqerit në gjak është 7,6”?  Pas disa ditëve vjen “pacienti me këtë kod” dhe nga dera e laboratorit pyet me të madhe; “doktor vlera normale e sheqerit në gjak a është 7,6?  Sejda i thotë  po dhe ai prapë vazhdon të flasë si në odë të babës dhe me të njëjtin zë! Në të njëjtën kohë e kam tërjekë anash dhe i kam thënë me zë të ultë:

-Ndëgjo bacë, duhet të kesh kujdesë, sepse mund të përgjohemi nga dikush, përndryshe kishte me qenë më mirë të caktojmë një vend tjetër dhe të bisedojmë m’a gjatë. 

Më pastaj mirren vesh për një datë dhe orë që të takohen dhe pikërisht në shtëpinë e Sejdës. Ky  i tregon një rrugicë të ngushtë nga hekurudha për të mbërri te shtëpia, por jo rrugën  kryesore!

Pikërisht në datën e caktimit të takimit, vjen Kadriu me një person tjetër, të cilin nuk e njehë fare Sejda por ky shprehet haptas se nuk ka dëshirë të di emrin e këtij tjetrit për shkak të strategjisë dhe sigurisë time personale. Në atë takim me Sejdin kishte qenë edhe (i ndjeri) Rrahman Bahtiri! Pra, aty ishin katër dhe Kadriu e merr fjalën. Ai kërkon nga Sejda që të gjejë një lokal pë të mbajtë një Kongres të Partisë së Luftës! Sejda thekson se ndjehet skepik ndaj njerëzve të pa njohur por Rexha i kthehe dhe i thotë; besoj se do të bindesh, sepse ke me mbetë shumë i kënaqur për këtë gjysmë ore që biseduam dhe planifikuam dhe pastaj largohen.

-Meqenëse Kadri Mani ( ndjesë pastë)  ishte lirua nga vuajtja e dënimit me burg të gjatë, për këtë lirinë e këtyre ditëve, si duket trimi kishte harrua se UDB përcjellë lëvizjet e tij. Dëshira e tij e flaktë për të veprua ishte në vend por në të njëjtën kohë dyshohet se hijet e UDB-ës e kishin përcjellë hap pas hapi! “(Ndoshta edhe atë ditë kur ai ishte në Endin Higjenik, në të njëjtin vend ku Sejdi Veseli, Musli Prebreza dhe unë, H.Rafuna jemi përcjellë nga një ish polici i komunikacionit,(udëbash), Xhavit Kuçi, kurse kur kemi ra në burg, në janar dhe shkurt 1984 kemi kuptua se paskemi qenë të përcjellur edhe nga udëbashi  tjetër, Arif Riza)”!

Një javë më vonë, më 11 janar 1984, dikund afër orës tetë të mbrëmjes, Kadri Mani pa kurrfarë paralajmërimi, troket në portën e shtëpisë së familjes Veseli, por kësaj  rradhe i shoqëruar me dy persona të tjerë. Meqenëse Sejda thekson se nuk e  paska njoftë me emër as Rexhën dhe as Nuhiun përpos Kadriut, ky ngurron për një qast, por Kadriu sqarohet me të shpejtë dhe thotë; këta janë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Hyjnë mbrenda, përshendeten dhe përnjëherë Sejda obligon dy vëllezërit të vëzhgojnë në oborr për të vërejtë se mos vërejnë ndonjë lëvizje të dyshimtë. Ishte dimër dhe gjthëçka ishte mbuluar me dëborë, prandaj gjurmët ishin një shenjë e mirë për nuhatje!

  S’kalojnë shumë  kohë, 15-20 minuta prej se musafirët hyjnë mbrenda,kur nga ana e poshtme e  pjerrtësisë së oborrit, Shemsiu vëren hije njerëzish dhe lajmëron përnjëherë Sejdën, Pastaj të gjithë alarmohen!

Edhe pse lëvizjet e dyshimta  të përcjellësve kishin qenë shumë afër shtëpisë, ata nuk kishin hezitua për të hy mbrenda oborrit të shtëpisë. Duket se qëllimi i tyre të kenë qenë, të sigurohet rrethimi i hekurt në adresën e familjes Veseli. UDB-ja  duket se paska qenë e sigurtë se mbrenda atij konaku kishte njerëz të dyshimt për pushtetin, pra ishte Kadriu dhe dy të tjerët që i kërkonte pushtuesi me pishë të ndezur. (Flitet për rrethimin e hekurt nga xhamia e Llapit, deri te plehërat, ky rrethim ishte vërejtë edhe të nesërmen e mbas ditës)! Ngadalë dhe në heshtje të plotë duket se forcat e milicisë janë grumbullua nga ana e hyrjes në oborrin e shtëpisë kurse pjesa tjetër shtëpisë ka qenë e pa mundur të rrethohet sepse terreni vazhdon me oborrin e fqiut!

Ilegalët vendosin me të shpejtë të largohen, por Sejda insiston të shoqëroj ata, kurse Rexhep Mala nuk e lejon, ai i thënë; ti duhet të zhdukësh të tëra ato  dokumente, por më mirë do të ishte  që të ndezen të gjitha.

Dy stufa i kemi përdorë për të djegë të gjitha ato programe, statute dhe shumë plan programe veprimi për luftë.

Trimat kalojnë nëpër një dritare që ishte në anën e kundërt të portës hyrëse dhe vazhdojnë nga muri mbi murë, nëpër muret e oborreve të fqinjëve. Me gjasë baca Kadri nuk arrin të përcjellë Rexhep Malën dhe Nuhiun, pastaj nxinet i gjallë nga një rom,( e thotë vet në një shkrim) kurse këta të dy vazhdojnë tutje dhe më në fund rrethohen nga të gjitha anët. Kur hetojnë rrethimin, ata lokalizohen në një shtëpi! Nga aty bëhet luftë e pabarabartë dhe më në fund vriten (ose vetëvriten) të dy heronjët e pa vdekshëm të kombit! Ky verzoin i ngjarjes është përshkrua nga vëllau e Sejdës, Shemsiu kur ne ishim në burgun e Gjilanit, por nuk mungojnë edhe plotësimet autentike të vetë Sejdi Veselit gjatë një bised të drejtpërdrejtë në fund gushtin e këtij viti.

-Largimi i ilegalëve nuk përmbylli sigurinë dhe qetësinë e familjes Veseli, sepse të njëjtat forca u sulën sikurse ato bishtat e egra mbi shtëpinë dhe familjen e Sejdës. Ata u hudhën sikurse ato bishat e egra pas presë, drejtë oborrit  dhe hynë mbrenda në shtëpi!  Ishte ora  22:00 të natës kur e gjithë familja ishte ra, kinse ishte gjumë, pasi që kishin zhdukë  të gjitha dokumentet! Përnjëherë në këtë kohë ndëgjohet shuli i portës së hekurt dhe zhurmat  e milicisë së përzier edhe me shqiptarë të cilët futen mbrenda në shtëpi. E tanë familja, pesë vëllezërit, gruaja e ime me dy fëmijët, dy kunatat dhe nëna, të gjithë në pixhama dhe të zbathur, nxirren në oborr, në atë natë të ftohët dimri, në -20 gradë, ndoshta edhe më shumë për njeriun kur qëndron për orë të tana i zbathur në dëborë. Përderisa e tanë familja ishte në oborr, milicia dhe UDB e armatosur deri në dhëmbë rrotullojnë mbrapsht tanë shtëpinë, kurse nënën pesë djemve, heroinën Hafize (ndjesë pastë) për qëndresën e saj, e detyrojnë të hyp e para në tavan, ndërsa mbrapa saj ngjiten milicët për të kontrolluar nënkulmin e shtëpisë! Natë e t’merrshme për të gjithë, por sidomos për nënën loke kur ia marrin  të pesë djemtë. Në një farë mënyre nëna gëzohet kur i fusin nëpër marica, me bindjen se ndoshta tani nuk u mërdhihen këmbët e zbathura! Të gjorës nënë i zbraset shtëpia, djemt përfundojnë në burgun e Prishtinës. Të gjithë grumull i fusin në një dhomë të burgut ku paskëshin qenë të burgosur për hajni, kundëvajtje dhe delikte tjera. Ata kur i vërejnë vëllezërit, pa rroba dhe të zbathur u afrojnë rroba dhe ndonjë palë këpucë. Vonë mbas dite dikush nga miqtë e familjes ua sjell rrobat dhe veshmbadhjet, por në të njëtën ditë i fusin nëpër qelitë e Burgut të torturës  për të vazhdua me dhunën dhe hetimin! Mbas katër muajsh i lejohet vizita e parë Sejdës, kurse në vizitë i vjen axha dhe një vëlla i liruar nva burgu! Tre vëllezërit lirohen pas tre katër muajve kurse Sejda dënohet me 14 vjet, ndësa Shemsiu me 11vjetë, por kjo  nuk është e tëra, sepse edhe pas lirimit nga burgu i parë, që të dy vëllezërit dënohen përsëri!



Read it all at Bota Sot