Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Korçën, teksa ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën.
Top Channel bën me dije se gruaja 31 vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.