E rëndë: Një ushtar ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë: Një ushtar ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person është dërguar pa shenja jete sot në Spitalin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ushtar ukrainas, i cili u transportua në spital nga FSK-ja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit