Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar në Beograd për t’u takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit.
“Arritje e vonë në Beograd për një përditësim mbi rezultatet e Samitit të Procesit të Berlinit. Duhet të punojmë për rezultat, nga i cili përfitojnë qytetarët në rajon!”, ka shkruar Sarrazin.
Sarrazin ka vizituar edhe vendet e tjera të rajonit lidhur me këtë proces.
Në Kosovë, ai ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe krerët opozitarë Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.