Plas sherri në një familje në Mitrovicë, babai rrahet me vajzën 21-vjeçare

- Bota Sot

Plas sherri në një familje në Mitrovicë, babai rrahet me vajzën 21-vjeçare

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe mbrëmë në Mitrovicë, por këtë herë në sherr janë përfshirë babë e bijë, të cilët përfunduan në Polici.

Babai është kapur fillimisht me vajzën e më pas janë rrahur me të pas një konflikti që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Bazuar në dëshminë e vajzës, babai është futur në dhomën e saj me të brendshme duke i kërkuar që ta ndalin internetin, situatë kjo që shkaktoi përplasjen mes tyre.

Në ato momente, palët e kanë sulmuar njëri – tjetrin dhe për pasojë rasti u denoncua nga familja në Polici.

Si rezultat, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij është iniciuar rasti dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Read it all at Bota Sot