Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore e në afërsi të tyre.
Një dukuri e tillë është vërejtur sot afër shkollave të mesme në Obiliq, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.
Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 17-vjeçare, i cili u arrestua nga një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë.
Thika është sekuestruar, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.