Analisti Nexhmedin Spahiu u përfshi në debatin e krijuar pas humbjes së thellë të Kosovës nga Rumania në futboll si vendase.
Spahiu ka dhënë një interpretim në atë pse Kombëtarja e Kosovës po dështon në futboll. Sipas tij, ambienti është krijuar të mbrohen vetëm ngjyrat kuq e zi.
“Çka ka me lypë në Ligën e Kombeve një ekip që nuk përfaqëson një komb!!!!? Arsyeja përse Kombëtarja e Kosovës në futboll po dështon, përkundër futbollistëve cilësorë që ka, është thjeshtë politike. Ambienti që e rrethon kombëtaren e Kosovës I frynë idesë se patriotizëm është me I mbrojtë ngjyrat kuq e zi e jo verdh e kaltër”, ka shkruar ai..
“Deri vonë edhe vetë Presidenti I FFK e quante kombëtaren e Kosovës vetëm përfaqësuese (!!!!) dhe jo kombëtare. Kështu vijojnë ta quajnë edhe shumë gazetarë e njerëz publikë. Kjo është skajshmërisht demotivuese. Çka ka me lypë në Ligën e Kombeve një ekip që nuk përfaqëson një komb? Shumë njerëz publikë deklarojnë se flamuri verdh e kaltër është I imponuar”.
“(Thua ti se I ka pyetur kush gjyshërit e tyre se si ka me u dukë flamuri kuq e zi). Madje shumë vetë thonë se nuk ka komb kosovar se shteti i Kosovës është i përkohshëm. E po kur luhet për kombëtare luhet për ngjyrat e zemrës e jo për ato të imponuara. Presidentja, kryeministri, ministri i kulturës nuk kontribuojnë asgjë për t’i motivuar në këtë drejtim. Në këtë atmosferë ligji për sponsorizimet në sport në vend se të kontribuonte pozitivisht ka kontribuar negativisht, sepse ka sjellë në krye të klubeve hajnat në vend të entuziastëve të sportit. Hajnave nuk u intereson sporti por hajnia”.