BDI: Nikolovski shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

- Bota Sot

BDI: Nikolovski shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut me shqetësim siç thuhet ‘ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike’.

Në reagimin e BDI-së thuhet se akuzat e ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta.

“Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup - Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, dy kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar.

“Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni në përdorim. Vazhdimi i asaj autostrade në gjatësi prej 10 kilometra, është projektuar nga kompania amerikane Hill dhe është finansuar nga BERZH, bashkë edhe me asistencën teknike. Ky projekt finansohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milion € janë grant. Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se ky projekt bazë i përgatitur për më shumë se 2 vite është tenderuar dhe kjo Qeveri duhet të bëj përzgjedhjen e realizuesit të punimeve.

“Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet. Sa i përket shpronësimit, minimumi i çmimit për shpronësim i paguar deri më tani aty nga shteti është 2€ për metër katror ndërsa maksimumi 20 €, kështu që pretendimet e Nikollovskit janë absurde. Prandaj, ftojmë ministrin Nikolovski të paraqet dëshmi konkrete për akuzat e tij. Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën”.

Në treagim thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka vepruar me transparencë dhe integritet në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Ne nuk do të lejojmë që këto gënjeshtra të na devijojnë nga misioni ynë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme. Ftojmë publikisht ministrin të dëshmojë akuzat ose të tërhiqet nga këto shpifje që dëmtojnë jo vetëm figurat tona publike, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. BDI qëndron e fortë dhe e patundur në përkushtimin e saj për të mbrojtur të vërtetën dhe interesat e qytetarëve të saj”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së.



Read it all at Bota Sot