“Danas” e pyet për legjitimitetin, Zeqiri: Si u bë Abazoviqi kryeministër i Malit të Zi?

- Bota Sot

“Danas” e pyet për legjitimitetin, Zeqiri: Si u bë Abazoviqi kryeministër i Malit të Zi?

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë se tashmë ka përvojë në politikë dhe se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen, pavarësisht situatës në veri.

Zeqiri, në një intervistë për gazetën e pavarur serbe, Danas, tha se “situata ka ndryshuar”.

Shumica e kanë kuptuar që mund t’i shërbejnë vetes. Njerëzit u shantazhuan, por tani bandat janë larguar”, citohet të ketë thënë ai.

I pyetur për legjitimitetin e udhëheqjes së një komune me shumicë serbe, ai e merr shembull ish-kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Ligjet më të mira janë këtu. Po të më jepnin ligjet e Shqipërisë këtu, në vend të ligjeve të Kosovës, nuk do t’i pranoja. Po Mali i Zi, Dritan Abazoviq, ajo partia e tij… Ura, si u bë kryeministër me mbështetjen më të vogël? Edhe ne kemi pasur një proces, një referendum para tre muajsh”, thotë Zeqiri, duke shtuar se mendon se është pranuar nga shumica.

Ai tha se ka 80 serbë që punojnë në komunë dhe se me popullatën lokale nuk ka probleme në komunikim.

Kam punuar në fshatin Çabar. Nëse marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, puna jonë do të jetë edhe më e mirë. Unë gjithmonë them – një qytetar ka më shumë të drejta se unë, unë jam zyrtar këtu. Qytetarët duhet ta ndjejnë”, thotë ai.

Pasi pyetet për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, ai përmend se ato financoheshin nga Serbia dge se “ligji duhet të funksionojë”.

Ajo që kishim këtu ishte se 24 vjet pas luftës, qeveria ishte në duart e një ekipi të financuar nga Serbia. Le të dalim në rrugë tani, që të shihni se si është situata. Për të nuk ka faj populli, por ata që i morën për vete paratë që dërgoi Serbia për qytetarët. Ata shpërdoruan pozitën e tyre dhe paratë e Serbisë dhe Kosovës. Prandaj them që ligji duhet të funksionojë”, tha ai.

Siç shkruan Danas, ai e priti gazetarin me “Mirëdita” dhe në fund ia dhuroi atij një fjalor serbisht-shqip të botuar nga UNMIK-u.



Read it all at Bota Sot