Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, ku krejtësisht në fund të ditës mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, përpara se të shtrihet sistemi me reshje gjatë natës.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. /MK