Policia rajonale e Prizrenit njoftoi për arrestimin e dy të dyshuarve, të cilët janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve, percjell Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, por nuk njoftohet per identitetin e tyre.
Raporti nga PK
Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19.