Mario Mitaj, ylli 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare të futbollit, është prezantuar këtë të enjte te skuadra e tij e re Al Ittihad, në Arabinë Saudite.
Mitaj u transferua në elitën e futbollit të Arabisë Saudite nga Lokomotiva e Moskës. Ai është huazuar, ndërsa Al Ittihad ka opsionin për ta blerë mbrojtësin e majtë në fund të sezonit.
Mitaj do të jetë shok skuadre me kampionët e botës Karim Benzema dhe N’Golo Kante, ndërsa do të ketë një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.
Marjo Mitaj është një nga lojtarët më stabël në Kombëtaren shqiptare, ndërsa te Lokomotiva e Moskës, ai hasi vështirësi për të marrë vendin e titullarit. Kjo është një mundësi e madhe për të për t’u rritur edhe më shumë si lojtar. (A2Tv)