Gjuriq vazhdon propagandën e Vuçiqit, mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së për t’u ankuar rreth Kosovës

- Bota Sot

Gjuriq vazhdon propagandën e Vuçiqit, mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së për t’u ankuar rreth Kosovës

Pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, u tall dje me serbët duke iu treguar se si ekspertët ligjor nuk e lejuan të shpall “okupimin e Kosovës”, episodin e dytë të këtij seriali të presidentit serb dhe të Serbisë për Kosovën, e ka vazhduar sot Marko Gjuriq.

Ministri i Jashtëm serb ka mbledhur në Beograd, ambasadorët e vendeve të BE-së.

Kjo mledhja ka pas si qëllim për t’i “njoftuar me shkelje e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve në Kosovës dhe keqpërdorimet e regjimit etno-nacionalist të Albin Kurtit”.

Ish-kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, ka thënë se sot ka nisur fushata globale për “shpëtimin, mbijetesën dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”.



Read it all at Bota Sot