Konfiskohen 264 kg mjaltë nga Dogana e Kosovës

- Gazeta e Prizrenit

Konfiskohen 264 kg mjaltë nga Dogana e Kosovës

Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg. mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellur në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Vlera e mallit sipas tregut është mbi 2500€, ndërsa shmangja nga taksat është mbi 1000€.

Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.

P.S Fotoilustrim



Read it all at Gazeta e Prizrenit