Dy skuadrat nga Theranda marrin nga tre pikë në Superligë

- Gazeta e Prizrenit

Dy skuadrat nga Theranda marrin nga tre pikë në Superligë

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Prishtinës në ndeshjen e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bernard Karrica në minutën e 82’të, shkruan Indeksonline. Fitore arriti edhe skuadra tjetër nga Theranda, Suhareka – që mposhti minimalisht Ferizajn 0:1.

Golin në këtë takim e shënoi Liridon Fetahaj në minutën e 27’të.

Me këto fitore, dy skuadrat nga qyteti i Thernadës janë në krye të tabelës së Superligës me nga 10 pikë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit