Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Në zonat e larta malore reshje lokale bore gjatë orëve të para të 24-orëshit.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MK