Mbishkrim kërcënues në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit

- Bota Sot

Mbishkrim kërcënues në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit

Një mbishkrim kërcënues është shkruar në veturën e një zyrtari të Kuvendit Komunal të Zveçanit të hënën gjatë ditës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si kanosje.

Nuk është raportuar për të arrestuar.

“Kanosje Rr. Brigada 141, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20.  Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim të plotë të Policisë.



Read it all at Bota Sot