Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42 në rrugën “Fatime Hetemi”.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, potencoi Zahiti.
Në lidhje me këtë rast, njësitet polciore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.