Bullgaria: Pajisjet që shpërthyen në Liban nuk janë prodhuar në vendin tonë

- Bota Sot

Bullgaria: Pajisjet që shpërthyen në Liban nuk janë prodhuar në vendin tonë

Agjencia bullgare e sigurisë shtetërore DANS tha se asnjë nga pejxherët që shpërthyen gjatë shpërthimeve të së martës në Liban nuk ishin importuar, eksportuar ose prodhuar në Bullgari.

Ky zhvillim i fundit vjen pasi autoritetet bullgare nisën dje një hetim mbi lidhjen e mundshme të një kompanie në shitjen e pejxherëve.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një kompani lehtësoi shitjen e pejxherëve te Hezbollahu.

Televizioni kombëtar bTV, duke cituar burime nga shërbimet e sigurisë, raportoi se 1.6 milionë euro në lidhje me transaksionin kaluan përmes Bullgarisë dhe u dërguan në Hungari. 



Read it all at Bota Sot