Kërkohet transformimi i edukimit financiar për ndërmarrësit, shërben në “përmirësimin financiar të bizneseve”

- Bota Sot

Kërkohet transformimi i edukimit financiar për ndërmarrësit, shërben në “përmirësimin financiar të bizneseve”

Në kuadër të platformës “Biznesi Im” është mbajtur prezantimi i punëtorisë transformuese mbi Edukimin Financiar për Ndërmarrësit, e cila ka për qëllim përmirësimin e aftësive financiare dhe më menaxhimin më të mirë të bizneseve.

Përfaqësuesi i KIESA-s, Durim Hoxha ka thënë se ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha kanë nevojë për këtë prezantim për shkak se “projekti pasuron në vegla të tjera”.

Projekti jonë ka disa aktivitete por kjo është njëra nga aktivitetet. Sipas disa analizave ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha kanë nevojë për këtë platformë. Projekti jonë si pjesë e aktivitete ka edhe pasurimin në vegla të tjera në kuadër të kësaj platforme. Diku 90 persona kanë aplikuar që të jenë pjesë e ditës së sotme, ku disa janë të pranishëm fizikisht ndërsa tjerë virtualisht”, ka thënë Hoxha.

Ligjëruesi Mic Ukaj ka njoftuar se pasqyra financiare është shumë e rëndësishme për shkak se japin informata të sakta dhe shërbejnë si bazë për dhënien e kredisë.

Ai shtoi se bilanci paraqet në formë të përmbledhur gjendjet e llogarive të pasurisë, kapitalit të vet dhe detyrimeve të biznesit në datën e ndërtimit të tij për një periudhë të caktuar kohore.

Pasqyrat financiare janë projekte që iu shërbejnë si të dhëna financiare, njëri prej tyre janë menaxherët financiar, pronarët, kreditorët e kompanisë, të punësuarit dhe këto janë të rëndësishme sepse japin informata financiare. Janë të rëndësishme sepse ato shërbejnë si bazë për dhënien e kredisë, për të punësuarit i shërben me i pa gjendjen financiare dhe sa ka mundësi me ndërmarrë. Bilanci paraqet në formë të përmbledhur gjendjet e llogarive të pasurisë, kapitalit të vet dhe detyrimeve të biznesit në datën e ndërtimit të tij për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht në fund të periudhës fiskale njëvjeçare. Buxheti është një plan i detajuar i shprehur në terma sasior që specifikojnë se si do të kërkohen dhe shfrytëzohen resurset gjatë një periudhe specifike kohore. Buxheti është një mjet planifikimit dhe kontrollit”.

Procedura e shfrytëzuar për zhvillimin e buxhetit quhet sistem buxhetor dhe ka disa qëllime kryesore siç janë, planifikimi, përkatësisht detyrimi i menaxhereve për të planifikuar përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit me qëllim të përmirësimit të procesit të marrjes se vendimeve, shpërndarjen e duhur të burimeve, pasi ato përherë janë të kufizuara, kontrollimi i fitimit dhe përformancës dhe vlerësimi i përformancës dhe nxitja e përmirësimit të përformancës. Planifikimi financiar është i lidhur ngushtë me planifikimin strategjik të ndërmarrjeve. Ai ka të bëjë me vendosjen e qëllimeve afatgjatë të biznesit si dhe krijimin e strategjive dhe objektivave të ndërmjetme për të arritur ato qëllime”, ka thënë Ukaj.

Përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank”, Besian Demiri ka folur për qasjen në kredi dhe menaxhimin e kredive. Ai ka njoftuar se është duke punuar në dhënien e kredive përmes kanaleve digjitale.

“Nëse nuk keni menaxhim financiar ka gjasa që te dështojë, nëse nuk jemi të informuar në atë drejtim mundemi me dështuar. Në këtë drejtim është e rëndësishëm se cilat janë mundësitë she si funksionin tregu. Është një dinamikë krejt tjetër dhe të rriten obligimet, nëse jeni të interesuar për rritjen e kapitalit aq rriten edhe mundësitë në treg shtohen. Tregu në Kosovë është mjaftë dinamik sidomos për bizneset mikro, ne kemi synim që brenda ditës klienti me pas përgjigjen apo mjetet në llogari. Është e rëndësishme që aktivitetin me orientu nga banka, jemi shumë aktiv me aplikimin e teknologjisë. Llogaria mund të hapet përmes kanaleve digjitale, jemi duke punuar edhe në krijimin e krediva në mënyrë digjitale dhe nuk ka nevojë të vijnë fizikisht.”, ka thënë Demiri.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, Ilir Prapashtica ka thënë se banka dhe sigurimet janë shtyllat e shtetit në aspektin ekonomik.

Bankat dhe sigurimet janë shtylla që mbajnë shtetin në aspektin ekonomik. Si industri përbëhemi nga 10 kompani. Si tre përbërës është shitësi, agjenda dhe kompanitë. Sigurimet janë një marrëveshje apo kontratë ligjore me të cilën njëra pale (kompania e sigurimeve) premton t’i paguaj palës tjetër (policambajtësit) një shumë të hollave, në rast të një ndodhie e cila i shkakton humbje financiare. Përgjegjësia për pagesën e humbjeve të tilla në këtë rast transferohet nga policambajtesi tek siguruesi. Siguruesi me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prima e sigurimit”, ka thënë Prapashtica.

Teutë Zaiti-Hoti nga BKS, ka deklaruar se sigurime të detyrueshme kuptojmë të gjitha llojet e sigurimeve të cilat me një shtet i obligon qytetarët e saj.

Sipas tregut në Kosovë janë te ndara produktet TPL dhe TPL Plus. Sigurime të detyrueshme kuptojmë të gjitha llojet e sigurimeve të cilat me ligj një shtet i obligon qytetarët e saj që të pajisen me atë llojë sigurimi. TPL Plus është një zgjerim i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), që ofron mbulim shesë për territorin e Shqipërisë, Mali te Zi, Maqedonisë dhe Serbisë”, ka thënë Zaiti-Hoti.

Myesere Hoxha nga SIGMA BMC ka potencuar se ESG është e rëndësishme për bizneset që të menaxhojnë vetën më mirë në aspektin mjedisor.

“Ne si ndërmarrës punojmë dhe nuk mendojmë fare për mjedisin apo për aspektin social dhe nuk mendojmë se çfarë të ardhme iu lëmë pasardhësve. Nuk është në favor koncepti me punuar biznesin si përpara me menduar vetëm për profitin por duhet të punojnë në rrethanat dhe komunitetin që na rrethon. Nga raporti i fundit 2024 ka identifikuar njëra prej rreziqeve kryesor 66 për qind është nga ndryshimet klimatike. Industritë edhe ndërmarrjet duhet të bëjnë diçka për këtë gjë. Shtetet e zhvilluar kanë filluar të mendojnë së çfarë të ndërmarrin dhe kanë krijuar ESG që menaxhojnë operacionet e tyre, dhe investitorët kur bëjnë investime, që ndërlidhen me rreziqet, ndikimet dhe mundësitë”, ka thënë Hoxha.

Punëtoria organizohet në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosovo dhe mbahet në kuadër të platformës “Biznesi Im”. “Biznesi Im” mbështetet nga projekti EnInGeP dhe është pjesë e shërbimeve mbështetëse online të ofruara nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për NMVM-të.



Read it all at Bota Sot