Kearns dhe Roth reagojnë ashpër pasi Vuçiq dekoroi ambasadorin rus: Pështyu vlerat evropiane

- Bota Sot

Kearns dhe Roth reagojnë ashpër pasi Vuçiq dekoroi ambasadorin rus: Pështyu vlerat evropiane

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya.

Kështu ambasadori rus u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb.

Në emër të flamurit rus, Kremlini ka nisur agresionin ndaj Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022, akt i dënuar nga perëndimi.

Pos kësaj, Rusia votoi në OKB kundër rezolutës për gjenocidin e Srebenicës 1995.

Jakub Bielamoëicz nga Institute of New Europe, ka shkruar në “X”, se ambasadori rus e mori këtë nderim si një lloj shpërblimi të votës ruse kundër shpalljes si gjenocid të asaj që ndodhi në Srebrenicë 29 vjet më parë.

“Në #UNGA79 në Nju Jork, presidenti i Serbisë Vuçiç dekoron ambasadorin rus në OKB Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb, dallimi më i lartë i vendit, pasi votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës në 1995 nga forcat nacionaliste serbe”, ka shkruar ai.

Deklarimi i tij mori reagimi edhe nga deputeti i bundestaugt gjerman, Micheal Roth.

“Dhënia e një urdhri të lartë të Serbisë përfaqësuesit të një regjimi terrorist nuk është thjesht një provokim i lirë. Është një tjetër goditje në b’thë e BE-së, një pështymë mbi vlerat e Evropës Qendrore: paqen, pajtimin, lirinë dhe demokracinë. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me atë m’t”, ka shkruar ai.

Reagimi erdhi edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar që të protestojnë tek ambasadorët serbë.

“Kjo është shumë e jashtëzakonshme – shpresoj që Britania e Madhe dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo.

Pikërisht, sot është njëvjetori i sulmit terrorist në Banjska, nga e cila Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim, gjë e theksuar vazhdimisht nga deputetja Kearn.



Read it all at Bota Sot