Dha dorëzani dhe tentoi të ikë nga Kosova, arrestohet një serb në Jarinje

- Gazeta e Prizrenit

Dha dorëzani dhe tentoi të ikë nga Kosova, arrestohet një serb në Jarinje

Policia e Kosovës ka arrestuar Sinisha Nedeljkoviqin, pasi i njëjti tentoi të ikte nga Kosova.

I dyshuari, ditë më parë, kishte dhënë dorëzani prej 30 mijë eurosh, pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë në maj të vitit 2022, ku në veri të vendit u gjet drogë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot, njësia e DHTN Mitrovicë Veri është njoftuar nga pika kufitare Jarinje se personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga Kosova në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar ka qenë nën masën e dorëzanisë dhe nuk ka pasur të drejt ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i rastit i Prokurorisë Speciale dhe me aktvendim të tij, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh” deklaroi Elshani për IndeksOnline.

Nedeljkoviq dyshohej për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotikë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit