Aksioni i Prokurorisë Speciale e Policisë së Kosovës ka ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe Gjilan.
Komunikata:
Arrestohen tre persona për “shpëlarje të parasë”, dhe vepra tjera penale, sekuestrohen dëshmi relevante, jepet urdhër ndalues për banesa, lokale, si dhe bllokohen gjiro llogari bankare
Prishtinë, më 26 shtator 2024
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike më datë 26.09.2024 kanë zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.
Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat Penale, Mashtrim, Falsifikim i dokumenteve dhe Legalizimi i përmbajtjes se pa vërtete, më të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha, të cilat më pas me qëllim të futjes në sistemin financiare të RKS-se kanë kryer veprime të shumta, me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale Shpëlarja e Parasë.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë arrestuar tre të dyshuar ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
• Tre foldera/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara .
• Një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishek, dy karikator të zbrazur të armës AK-47, 58 Cop municione të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municione 12/A të armës së gjuetisë .
• Një veturë BMW ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.)
• Një telefon HUAWEI
• Tre telefonë IPHONE
• Një laptop
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:
• 39 – Banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2
• 30 – garazhe
• Dy lokale afariste
• 17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2
• Janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrire 179,560.25 €.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtëse dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRK ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Të gjitha veprimet hetimore janë kryer nënë mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së .