Mendimi për motin – 27.09.2024
Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë po parashihet të mbretëroj mbi vend ditën e shtunë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 14C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 28C e 30C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.
Ditën e diel ndryshim drastik i motit. Që nga orët e hershme të mëngjesit vendi përfshihet nga vransira dhe të reshura shiu, që vazhdojnë kohëpaskohe edhe gjatë ditës deri vonë gjatë mbrëmjes. Frynë erë veriore mesatarisht e fuqishme, me hove deri në 15m/s. Temperaturat zbresin në 15C. Viseve të larta malore mbi 2000m priten kushte për reshje dëbore.
Nga dita e hënë vransirat largohen, por mbetet më ftohtë. Të martën e mërkurën mot kryesisht me diell. Në mëngjes minimalet zbresin deri në 3C, ditën e martë, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 23C, ditën e mërkurë.