Eris Bajra grushtoi mirë me të majtën, fiton titullin “IBO World Youth”

- Gazeta e Prizrenit

Eris Bajra grushtoi mirë me të majtën, fiton titullin “IBO World Youth”

Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.

Kosovari që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul Ugueto, ndërsa gjatë ndeshjes shihej se godiste mirë me dorën e majtë.

Të dy boksierët u rrahën mirë dhe ndeshja ishte me vetëm pak pikë dallim në vlerësimin e gjyqtarëve.

23-vjeçari ka gjithsej shtatë fitore me këtë që e arriti sonte, dhe një humbje.

Pas tij në ring do të ngjitet edhe Altin Zogaj, raporton Klankosova.

“Ajka” e meçeve të kësaj nate do të jetë kur nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, do të hyjë në ringme synimin për të fituar titullin “WBO Intercontinental”.

Ndeshjet po zhvillohen në MHP Arena në Ludëigsburg, ndërsa po transmetohennë Klan Kosova.



Read it all at Gazeta e Prizrenit