Sinjali raportoi ekskluzivisht se personat e prangosur janë Jeton Thaqi, Istref Thaqi dhe Ardian Thaqi – dy të fundit babë e bir, ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit.
Kërkesa është aprovuar nga Gjykata dhe tre të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Tre anëtarët e familjes Thaqi dyshohen se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës në këtë rast, i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i dëmtuari disa herë ka paguar kamata, por kur nuk ka arritur që t’i paguajë kamatat mujore, të dyshuarit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të papërballueshme për viktimën.
Gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën, janë sekuestruar dy automjete, para të gatshme dhe prova tjera materiale.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.