Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.