Prizren: Vjedhje në shtëpinë e familjes Bakiq, pronari raporton se iu vodhën 30 mijë € që i fshehu

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Vjedhje në shtëpinë e familjes Bakiq, pronari raporton se iu vodhën 30 mijë € që i fshehu

Një familje ka pësuar nga hajnat në Prizren. Persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Bakiq, ku kanë arritur që të vjedhin para të gatshme, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, i cili e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur rreth 30 mijë euro që i kishte fshehur para disa muajsh.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./GS

P. S  Fotoilustruese



Read it all at Gazeta e Prizrenit