Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryhen kontrolle dhe deri më tani një person është prangosur.
Dyshimet janë ngritur për keqpërdorime dhe përfshirje të personave të caktuar në veprimtari të kundërligjshme.
Gazeta do ju mbajë të informuar.