Ja kur pritet të gjykohen Shala, Bahtijari dhe Januzi

- Gazeta e Prizrenit

Ja kur pritet të gjykohen Shala, Bahtijari dhe Januzi
Të hënën është mbajtur seanca e parë përgatitore para gjykimit ndaj Haxhi Shalës, Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i akuzon për pengim të drejtësisë.

Shala që u paraqit fizikisht dhe Bahtijari e Januzi nga Qendra e Paraburgimit u njohen me trupin gjykues që do ta gjykojë treshen, me shumë gjasë nga 11 nëntori e tutje.

Palët janë pajtuar se deri në këtë datë, të cilën trupi gjykues e sheh si më të përshtatshmin për ta filluar gjykimin, mund t’i përfundojnë hetimet e tyre dhe të dorëzojnë listat e plota të dëshmitarëve që synojnë të sjellin për ta shfajësuar treshen e dyshuar për frikësimin e një dëshmitari i cili do të dëshmonte për Rexhep Selimin, te rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

Megjithatë paradite ka pasur mospajtime nga avokati i Sabit Januzit, Jonathan Rees, i cili është ankuar për mospagesa dhe pengim të ekipit të tij për të udhëtuar drejt Kosovës për ta përgatitur çështjen, duke mos e specifikuar nëse mund t’i përmbahet dorëzimit të materialeve para 11 nëntorit. Diskutimet gjykata i vazhdoi në seancë private.



Read it all at Gazeta e Prizrenit