Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ka zhvilluar një vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku është pritur nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.
Por, në Shkup për ta pritur nuk do të ministrat shqiptarë të RMV-së.
Lidhur me këtë vizitë, foli gazetari Arben Ratkoceri.
Sipas tij, ky veprim shihet si “konsum i brendshëm”.
“Me zyrtarët e Serbisë takohet kryeministri Kurti, kryeministri Rama, e qeveritë e tjera të Maqedonisë së Veriut, ministra shqiptarë që kanë qenë nuk i kanë ikur takimeve”, tha ai.
Ky i fundit shprehu shqetësimin edhe për mënyrën dhe organizimin se si ishte pritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili para një muaji e kishte vizituar Shkupin.
Ratkoceri deklaroi se kryeministri i Serbisë u prit shumë herë me nderime më të larta se Kurti, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.