Haradinaj kritikon ashpër Kurtin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë: Ai e hoqi edhe taksën 100% që e vendosa unë

- Gazeta e Prizrenit

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë: Ai e hoqi edhe taksën 100% që e vendosa unë
Ramush Haradinaj e ka quajtur si veprim klandestin heqjen e barrikadës për hutjen e mallrave serbe në Kosovë.
Kreu i AAK-së ka thënë se në këtë mënyrë Kurti e kishte hequr edhe taksën 100% të vendosur nga ai në vitin 2018.
“Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018.

Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin.

Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës” shkruan Haradinaj në reagim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit