Kurti nis ditën në Leposaviq, pritet hapja e një marketi

- Gazeta e Prizrenit

Kurti nis ditën në Leposaviq, pritet hapja e një marketi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në pjesën veriore të vendit.

Ai ka vizituar Komunën e Leposaviqit ku pritet që të zhvillojë takim me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Po ashtu gjatë ditës Kurtit do të marrë pjesë në hapjen e pikës më të re të Interex-it, në Leposaviq.

I pari i qeverisë edhe para disa javësh kishte vizituar veriun e Kosovës. Vizita e tij është përcjell nga forca të shtuara të sigurisë./Indeksonline/



Read it all at Gazeta e Prizrenit