“Duhet me iu q* robtë kallash” – E publikoi videon në TikTok ku kërcënoi policët, ky është i riu i arrestuar në Istog

- Bota Sot

“Duhet me iu q* robtë kallash” – E publikoi videon në TikTok ku kërcënoi policët, ky është i riu i arrestuar në Istog

Rastet e kanosjeve, sulmeve verbale e fizike ndaj zyrtarëve policorë janë goxha të shpeshta. Qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare, policët jo rrallëherë ballafaqohen me situata të tilla, ku iu vështirësohet puna e iu kërcënohet jeta.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në fshatin Saradran të Istogut, Policia ka arrestuar një person, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Incidenti është zbuluar pasi i dyshuari i rastit kishte publikuar një video në TikTok ku kishte kërcënuar disa zyrtarë policorë, që po kryenin detyrën për realizimin e një urdhërese.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ia bëri gropën vetes, duke publikuar pamjet ku dëgjohej duke kërcënuar është Gentonis Madanaj, rreth 27-vjeçar.

Ai po dyshohet që ka ka kanosur policët me fjalët “duhet me iu q* robtë këtyre m* të Istogut, me kallash nëse vijnë prapë”.

I gjithë rasti kishte ndodhur kur Policia ka shkuar te shtëpia e tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë të asaj dite, i dyshuari i kishte publikuar më pas në TikTok.

Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të njëjtin, e më pas është dërguar në spital pasi i është përkeqësuar gjendja.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e hetimit.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.



Read it all at Bota Sot