Përvetësimi me dhunë nga serbët mbi kishat atnore të arbërorëve

- Bota Sot

Përvetësimi me dhunë nga serbët mbi kishat atnore të arbërorëve

Në mungesë të qendërzimit të fuqisë së kishave arbërore, siç e kishin bërë rusët serbët, grekët, po edhe shumë kombe tjera, arbërorët mbetën të ndarë në kishën (romake katolike perëndimore) dhe bizantine (ortodokse lindore) në vitin 1054, për shkak të mospajtimeve religjioze politike.

Papa Calixtus II (Kaliksi II) aty kah vitet 1119-1124 konfirmonte se në fillim të shekullit XII Serbia nuk kishte fare formacione kishtare të pavarura, por ajo ishte pjesë e Kryedioqezës Katolike Romake të Tivarit (Antivari, Antibari). Kishat e territorit të sotëm të Kosovës në atë kohë ishin në juridiksionin e Ipeshkëvisë së Kishës Katolike të Prizrenit, e cila pas shkatërrimit të Justiniana Sekunda (Ulpiana) mori kompetencë juridike dhe titullare, kështu që pjesa më e madhe e popullsisë mbeti me kishën lindore, me Patriarkanën e Konstandinopojës dmth me Bizantin.

Pas rënies së Bizantit u pasuan pushtimet rasianëve që pretendonin të kanë rol qendror në kishën lindore, kështu që u vendos Patriarkana rasiane në Pejë, duke vendosur ritet fetare lindore në këto hapësira. Pason periudha e dhunshme e mbretërve rasian nga vitet 1282-1331 kur sundojnë mbretërit Uroshi i II, Uroshi III dhe Dushani. Mbreti i Rashës i cili sipas Kodit të tij nga viti 1349-1355, legjitimoi persekutimin e katolikëve, jo vetëm arbëror, por edhe kroat, boshnjak që u intensifikuar fuqishëm ky proces, sidomos me themelimin e Patriarkanës së Pejës në virin 1557.

Tendenca e serbëve ishte falsifikimi emërtimeve të autoktonisë së vendorëve dhe hapja e mundësisë për dëbimin e tyre në rrethana të volitshme historiko-shoqërore.

Sundimi i dinastive serbe ishte skllavërimi, por mundësisht të bëhet edhe sllavizimi i shqiptarëve. Serbët vepronin në emër të shfarosjes së katolicizmit, prandaj një pjesë e madhe e banuesve ballkanas morën besimin e pushtuesit të ri, duke besuar se do të jetojnë më lehtë për të siguruar ekzistencën e tyre.

Historianët serbë vazhdimisht tentuan të shtrembërojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve, për t’i paraqit si ardhacak në Ballkan. Mirëpo, studiuesi Gotfrid Vilhelm Labnic (1646-1717), Hans Erik Tunman (1746-1778), Johan Georg von Hahn (1811-18690), Franc Bop (1791-1867), Gustav Majer (1850-1900), Edvin Jacques, Serge Matias dhe shumë studiues shqiptarë si Qabej, Demiraj, Mahir Domi e të tjerë në studimet e tyre mbështetin tezën se prejardhja e shqiptarëve është nga ilirët dhe gjuha shqipe nga ilirishtja…



Read it all at Bota Sot