“E dinim që do të ishin agresivë”, Bajrami pas humbjes në Çeki: Shpresoj të rikuperojmë ndaj Gjeorgjisë

- Gazeta e Prizrenit

“E dinim që do të ishin agresivë”, Bajrami pas humbjes në Çeki: Shpresoj të rikuperojmë ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja “Kuqezi” ka pësuar disfatën e radhës në UEFA Nations League, teksa herë është mundur me rezultatin 2-0, nga Republika Çeke në “EPET Arena” të Pragës.

Pas humbjes disa fjalë i tha edhe “fantazisti” i mesfushës, Nedim Bajrami, ku u shpreh se e prisnin agresivitetin, e më tej u ndal te humbja e Gjeorgjisë, rezultat që i mban ende në garë.

“E dinim që ata do të ishin agresiv, e morëm golin shumë shpejt. Pas 10-15 minuta e morëm ndeshjen në kontroll. Nuk është se ata kanë bërë lojë shumë të mirë, luanin me topa të gjatë. Gjeorgjia humbi sot dhe mendoj se jemi akoma në garë.

Na kanë bërë shumë presion ata, mbas 2 ditësh kemi ndeshjen tjetër, shpresoj t’i shënojmë ato golat që nuk shënuam sot.

Edhe mbrojtjen edhe sulmin i kishim më të mirë. Nuk kanë bërë ndonjë gjë më të mirë se ne, kështu është futbolli. Ata luanin me topa të gjatë.

Duhet të luash në 3-4 pozita, bëjmë rotacion, unë jam 10-ç, por nuk e kam problem të luaj në krah, edhe të Rangers, luaj në krah. Unë preferoj 10, edhe sot jam përpjekur të ndihmoj Dakun. Unë jap maksimumin kudo të më fusë trajnerin, por unë jam 10-sh”, u shpreh Bajrami pas ndeshjes.



Read it all at Gazeta e Prizrenit