Në një bankë private të Prishtinës, dyshohet se janë deponuar nga disa biznese monedha të falsifikuara me vlerë prej 555 eurove.
Me vendim të prokurorit, paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke private, ka raportuar se nga disa biznese kanë pranuar monedha të falsifikuara në vlerë prej 555 €. Me vendim të prokurorit, paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Lexo edhe: