‘’Ne besojmë në dëshminë e Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit, për komunikatën 59, të cilët ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, dhe pika 55 e aktakuzës së Prokurorisë Speciale për këtë komunikatë bazohet pikërisht në dëshminë e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të dhënë para prokurorisë ne Hagë’’ deklaroi ai.
Tutje, Gani Geci tha se Fadili do të dëshmojë se ata që kanë synuar shkatërrimin e tyre, e kanë shkatërruar veten.
‘’Vëllai im, Fadil Geci, ka shkuar t’i vërtetojë dëshmitë e tyre, sa ata qe kanë dashtë të na shkatërronin neve e kanë shkatërruar vetën e tyre’’, tha Geci për IndeksOnline.
Më poshtë, pjesë nga deklarata:
Fadil Geci pritet të dëshmojë në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në seancat në vazhdim.