Një 34 vjeçar vdes në vend të punës, pasi e zuri rryma

- Gazeta e Prizrenit

Një 34 vjeçar vdes në vend të punës, pasi e zuri rryma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit

Viltima është V.M, nga Seniku i Malishevës.

“Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty  nga mjekët dhe dëshmitarët është  informuar se viktima është në  gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit