Aksidenti me fatalitet afër Prizrenit, sekuestrohet një kamerë GoPro dhe disa motoçikleta

- Gazeta e Prizrenit

Aksidenti me fatalitet afër Prizrenit, sekuestrohet një kamerë GoPro dhe disa motoçikleta

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka gjetur vdekjen pas një vetëaksidenti me motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave. Murati me profesion ka qenë mjek.

Gazeta Sinjali mëson se njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve, në vend të ngjarjes kanë sekuestruar një kamerë GoPro, të cilën dyshohet se e mbante tashmë i ndjeri Murati.

Nga pamjet e saj, hetuesit mund të mësojnë për shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti me fatalitet.

Gazeta Sinjali mëson po ashtu se në vend të ngjarjes janë sekuestruar edhe disa motoçikleta, që sipas hetuesve do të ndihmojnë në eliminimin e çfarëdo dyshimi për aksident të mundshëm ndërmjet njëri-tjetrit.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetëaksident me motor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

P. S Ballina – Fotoilustrim



Read it all at Gazeta e Prizrenit