Daçiq pretendon se ish-pjesëtari i UÇK-së që u arrestua në Horgosh, u identifikua nga familja të cilën thotë se e ka keqtrajtuar

- Bota Sot

Daçiq pretendon se ish-pjesëtari i UÇK-së që u arrestua në Horgosh, u identifikua nga familja të cilën thotë se e ka keqtrajtuar

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se ish-pjesëtari i UÇK-së M.I. i cili u arrestua në fundjavë në Horgosh, në kufirin e Serbisë me Hungarinë, për shkak “të ekzistimit të dyshimit se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile”, pretendon se është “identifikuar” nga familja që e ka torturuar.

“Ai dyshohet se ka torturuar një familje serbe së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, i kanë çuar në kamp dhe i kanë torturuar. Ata e kanë identifikuar. Është aktakuzë e vjetër e vitit 1999. Ai është në evidencën tonë. Për këtë arsye ai është arrestuar, se është në listat e personave të akuzuar për krime, në këtë rast është krim kundër popullatës civile”, ka thënë Daçiqi për gazetën në shërbim të regjimit aktual serb “Veçernje Novosti”.

I pyetur nëse ekziston mundësia që M.I. të lirohen, sepse këtë e kanë bërë nën presion edhe më parë, Daçiq tha se nuk ka pasur shumë raste të tilla.

“Ka ndodhur që kjo të  bëhet jashtë vendit, kështu që u bë presion që të mos na ekstradohen të arrestuarit, pastaj vendosin t’i lirojnë, ose ka një lloj manipulimi si në Maqedoninë e Veriut, kur një ish-ushtar i “të ashtuquajturës” UÇK, Blerim Ramadani është liruar nga paraburgimi”, ka pretenduar Daçiq



Read it all at Bota Sot