Është liruar nga burgu i Serbisë, Sadik Duraku, ish-pjesëtar i UÇK-së, me shtetësi britanike.
Klan Kosova e ka kuptuar lajmin nga burime të afërta me familjen e Durakut.
Kosovari me shtetësi britanike ishte arrestuar më 17 prill të këtij viti në kufirin serbo-hungarez, nga autoritetet serbeQë nga ajo kohë, Duraku po mbahej në një burg në Beograd, me akuzat për kryerjen e krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë rast, pati shkruar edhe mediumi britanik “BBC”, ku tha se “familja e një britaniku që po mbahet në një burg serb, po bën thirrje për më shumë ndihmë nga qeveria e Britanisë së Madhe, duke pretenduar se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe të motivuara politikisht”.
Siç shkroi BBC, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se “ne po e mbështesim një britanik të arrestuar në Serbi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.
“Në prill, Duraku u arrestua teksa po kalonte kufirin serbo-hungarez – një udhëtim që ai e kishte bërë shumë herë më parë. Këtë herë, ai u ndalua nga policia kufitare serbe dhe u akuzua për krime lufte që dyshohet se janë kryer si pjesëtar i UÇK-së”.