Suharekës do t’i shtohet një stadium i ri.
Lajmin e bëri të ditur Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Çeku njoftoi se ky impiant sportiv do të ketë një kapacitet prej 6 mijë e 518 ulësve.
Ai theksoi se tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin.
“Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet”, tha kreu i MKRS-së Hajrulla Çeku.