Kryeministri serb akuzon Kurtin se po i bllokon me qëllim kamionët me mallra serbe

- Bota Sot

Kryeministri serb akuzon Kurtin se po i bllokon me qëllim kamionët me mallra serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar sot se kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka për të vështirësuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Inspektimet e detajuara të kamionëve me mallra serbe që tashmë po hyjnë nëpër pikën doganore të Merdarës, kreu i ekzekutivit serb po i quan të panevojshme.

“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon shumë keq. Kurti u pajtua, firmosi, por në çdo mënyrë në thelb minimizon dhe vepron në mënyrë destruktive. Ata po bëjnë inspektime të gjata të panevojshme, duke e komplikuar administratën vetëm për t’i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që pretendohet se është rënë dakord”, tha Vuçeviq.

Ai theksoi se Kurti po shkakton si në lidhje me CEFTA-n ashtu edhe me mallrat serbe, në mënyrë që më vonë të lavdërohet për tërheqje nga këto vendime.

Vuçeviq është i bindur se Kurti nuk do të lejojë hyrjen e mallrave serbe përmes Jarinjes dhe Bërnjakut dhe se, sipas tij, do të arsyetohet me mos ardhjen e skanerëve.

“Ai po bën gjithçka për të bërë jetën sa më të vështirë për serbët në Kosovë”, u shpreh kryeministri serb.

Shefi i qeverisë serbe përmendi edhe aksionin e djeshëm policor në veri, ku u mbyll objekti që funksiononte si komunë paralele serbe e Skenderajt. 



Read it all at Bota Sot