Vuçiq gënjen për bisedën e rrallë me Putinin, ai e kishte takuar para...

- Bota Sot

Vuçiq gënjen për bisedën e rrallë me Putinin, ai e kishte takuar para...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, e për të cilin diskutim pretendon se ndodhi pas gati dy vjet e gjysmë.

Në kuadër të kësaj bisede, Vuçiq tha se me të patën bisedë të hapur dhe kuptimplotë dhe konfirmoi se nuk do vendosin sanksione ndaj Rusisë.

“Sapo mbarova një bisedë me Putinin, nuk folëm për gati dy vjet e gjysmë. Ne patëm një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë për atë që ishte rasti – 80 vjet nga çlirimi i Beogradit, dhe unë falënderova Putin për urimet e tij dhe vuri në dukje shpirtin e palëkundur dhe liridashës të popullit serb dhe mirënjohjen e Serbisë dhe popullit tonë”.

Megjithatë si qëndron e vërteta e diskutimeve të Vuçiqit me Putinin?

Sikur edhe në rastet e mëparshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gënjeu kur përmendi biseda me homologun rus, Vladimir Putin.

Kjo meqë, po të lundrosh në media ndërkombëtare, figurojnë lehtësisht lajmet e një takimi Vuçiq – Putin, madje në Pekin të Kinës.

Pra, ajo çfarë Vuçiq thotë se me Putinin nuk foli për gati dy vjet e gjysmë, nuk qëndron, meqë mes tyre pati një takim fizik pikërisht para një viti, më 19 tetor të vitit 2023 dhe këtë e kishte konfirmuar vet lideri serb për mediat e huaja.

Në vend që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Vuçiq një vit më parë, kishte udhëtuar në Kinë për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh tregtare, duke e lënë kryeministren Ana Brnabiq të përfaqësonte Serbinë në Samit.

Ai qëndroi në Kinë për të nënshkruar disa marrëveshje tregtare, dhe për ta takuar njëkohësisht edhe Putinin. Kur një gazetar i Channel One e kishte pyetur se si shkoi takimi, Vuçiq kishte deklaruar: “Si zakonisht. Kemi marrëdhënie miqësore”.

Putin kërkohet ndërkombëtarisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina dhe krime të tjera lufte që lidhen me pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, Vuçiq ka refuzuar të rreshtojë politikën e jashtme të Serbisë me BE-në apo Perëndimin dhe ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës, për çka dhe sot, deklaron se ka pranuar edhe mirënjohje nga Putini.

Detajet e diskutimit të tyre në kryeqytetin kinez nuk ishin zbuluar asnjëherë.

Të dy Vuçiq dhe Putin ishin në Pekin për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar për nismën kineze “Belt and Road”.

Kjo shënonte herën e parë që ata ishin në të njëjtin vend që nga invazioni i plotë i Ukrainës nga Rusia në mars 2022.



Read it all at Bota Sot