Ballkani arriti të qëndrojë në epërsi kundër Suharekës, deri në fund të ndeshjes.
Me një gol të vetëm të shënuar nga Bleart Tolaj, kjo skuadër fitoi tre pikë, në përballjen e parë kundër Suharekës për këtë superligë.
Qysh në fillim Ballkani e nisi mirë përballjen kundër skuadrës së menaxhuar nga trajneri Qëndrim Kida, ku topin në rrjetën e kundërshtarit e futi në minutën e katërt, rezultat ky me të cilin u krye ndeshja, raporton Klankosova.tv.
Kjo ishte ndeshje përmbyllëse e fazës së parë së Supërligës së Kosovës në Futboll, e cila gjithsej ka katër të tilla.