Pas më shumë se dy orësh përfundoi takimi Kurti-O’Brien, ende nuk dihet për çfarë është diskutuar

- Gazeta e Prizrenit

Pas më shumë se dy orësh përfundoi takimi Kurti-O’Brien, ende nuk dihet për çfarë është diskutuar

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Takimi u mbajt për dy orë e gjysmë në ndërtesën e Qeverisë.

Palët pas takimit nuk janë deklaruar për media.

Qeveria nuk ka dhënë detaje për këtë takim, që kishte nisur në orën 15:00.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka mirëpritur O’Brienin në vizitën e tij të parë në Kosovë, dhe ka thënë se bashkë me të do të diskutojnë me zyrtarë të Kosovës për çështjet bilaterale dhe do të ritheksojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës.

Një ditë më parë, në Beograd O’Brien u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi, lideri serb tha se takimi me zyrtarin amerikan u fokusua në “zgjidhjen politike në rajon, në situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha.



Read it all at Gazeta e Prizrenit