Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.
E pas arrestimit të Metës, reagimet ishin të shumta, disa kritikuan këtë vendim e disa të tjerë e mbështetën, duke thënë se i kontribuon drejtësisë.
Krahas arrestimit të ish-presidentit Meta, u lëshuan edhe paralajmërime se mund të ketë edhe arrestime të tjera, përfshi Monika Kryemadhin.
Mirëpo, aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, në mënyrë të tërthortë paralajmëroi se edhe kryeministri Rama, mund të arrestohet, përcjell “Bota sot”.
Madje, ai ironizoi me këtë të fundit.
“A ka mundësi që Edi Rama është aq naiv sa me mendu që në fund nuk ka me u arrestu edhe ai?”, shkroi ndër të tjera Gjinovci.